13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti slloven: Zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet, përfshirë edhe ato me kufirin

Presidenti slloven, Borut Pahor, u ka bërë thirrje ligjvënësve kosovarë që t’i zgjidhin të gjitha marrëveshjet përfshirë edhe ato me kufirin.
Ai gjatë fjalimit të tij para deputetëve, u ka premtuar atyre se Sllovenia do të jetë gjithmonë përkrahëse e Kosovës.

“Erdha në Kosovë si mik, si president i një shteti që ka marrëdhënie të mira me shtetin e juaj. Unë erdha në prag të 10-vjetorit të pavarësisë që ne të forcojmë marrëdhëniet e mira. Pranoni urimet e mia më të sinqerta për të ardhmen e juaj të ndritur.

Sllovenët dhe kosovarët e kuptojnë sakrificën e vendeve tona drejt pavarësisë”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për të drejtat e minoriteteve, duke thënë se ajo është njëra ndër detyrat më të rëndësishme që duhet të përmbushet.

“Unë erdha në Kosovë si mik i kosovarëve dhe serbëve dhe të gjithë minoriteteve që jetojnë këtu. Unë si mik i juaj ju inkurajoj që të vazhdoni bisedimet dhe të respektoni marrëveshjet kjo është e rëndësishme për një stabilitet politik në të gjithë rajonin dhe në veçanti për Ballkanin Perëndimor.

Ju jeni të vetëdijshëm për përkrahjen e Sllovenisë dhe timen personale për të arritur paqe për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti Kosovën”, ka shtuar ai.

Presidenti slloven ka thënë se është e rëndësishme që vendi t’i zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet, edhe ato me kufirin.

“Unë e kuptoj kompleksitetin e kësaj çështjeje. Unë si një mik i juaji ju rekomandoj që të mos hezitoni ta miratoni marrëveshjen.

Unë e di se sa është e vështirë për ju, për Parlamentin, por nuk ka mënyrë tjetër, nëse ne duam të arrijmë stabilitet në rajon”, ka përfunduar ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img