Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka inspektuar punimet për rivitilzimin e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Kryetari Bahtiri ka kërkuar nga përfaqësuesit e kompanisë, që të jenë të përgjegjshëm në kryerjen e punëve dhe njëkohësisht ju ka ofruar mbështetje të plotë në tejkalimin e problemeve që gjatë punës mund ti hasin.
“Ndonëse ky projekt është financuar nga BE-ja dhe i realizuar sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, ne jemi të interesuar që tani të mos ketë vonesa në realizimin e punëve përcjellëse. Ne si komunë i kemi plotësuar të gjitha obligimet tona dhe jemi të gatshëm të ofrojmë edhe më tutje mbështetje për përfundimin e punëve ashtu siç e parasheh edhe projekti ”, tha kryetari Bahtiri.
Qytetarët të cilët ishin aty pari e falënderuan kryetarin Bahtiri për angazhimin dhe përkushtimin e tij për të përcjellur në vazhdimësi punët në mënyrë që ura të lirohet sa më parë për qarkullim dhe lëvizje të lirë