-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova sikurse Rumania, në supermarkete 51% të prodhimeve vendore

Pas një studimi të gjatë Rumania ka vënë zbatim një Ligj të Veçantë i cili detyron supermarketet të ketë 51% prodhime vendore. Një gjë e tillë mund të ndodh edhe në Kosovë, megjithëse për përqindjen do diskutohet ende.

Prodhuesit shprehen të gatshëm të ngritin kapacitet dhe prodhimet, Ministria e Tregtisë thonë se janë në konsultime për të ndryshuar Ligjin për Tregtinë e Brendshme ku edhe mund të futet kjo çështje, ndërsa ekspertët vlerësojnë se kjo do të ishte fitimprurëse për të gjithë.
Ky Ligj, sikurse në Rumani, ashtu edhe në Kosovë qëllim thuhet të ketë nxitjen e ekonomisë: rritet kërkesa për produkte vendore, zhvillimi është më shpejtë dhe më i qëndrueshëm, hapen vende pune, paraja qarkullon brenda dhe përmirësohet bilanci tregtar.
Astrit Panxha, drejtor në Klubin e Prodhuesve të Kosovës tha për lajmi.net se janë në proces të analizës për të bërë një propozim të tillë ku edhe do përcaktohet përqindja e kërkesës për supermarkete.
Sipas tij, prodhuesit kosovarë janë të gatshëm qysh sot të rrisin prodhimin.
“Mund të funksionojë në Kosovë dhe ndikon në rritjet prodhimit, punësimit e shumë të tjera. Prodhuesit në Kosovë për shkak të mungesës së qasjes në treg ata punojnë me kapacitet gjysmake aktualisht”, thotë Panxha.
Ai shpjegon për lajmi.net se prodhuesit vendor kanë problem të depërtojnë edhe në tregun vendor.
“Mungon vullneti politik për rregullimin e këtyre çështjeve, sepse prodhuesit kanë kapacitet. Duhet një Ligj i ri komplet”, thotë Panxha.
Sipas tij, kanë pasur kohë më parë kontakte me përfaqësues të MTI-së për t’ua dhënë këtë propozim, por që e kanë kundërshtuar me arsyetimin se kjo është në kundërshtim me MSA-në. E meqë, Rumania si shtet i BE-së e ka futur në zbatim, Panxha beson se edhe te ne mund të ndodh pa problem.
Ky dikaster tani si duket ka lëshuar pe.
Për lajmi.net, kabineti i ministres Hykmete Bajrami thonë se Departamenti i Tregtisë në fillim të këtij viti ka diskutuar me akterët relevant mundësinë e ndryshimit të Ligjit për Tregtinë e Brendshme.
“Jemi në proces të konsultimeve të brendshme dhe posa të ndërmerren hapa konkret do të përfshihen edhe akterët jashtë institucioneve respektivisht komuniteti i biznesit në plotësim/ndryshimin e ligjit ku do të shqyrtohet ndër të tjera edhe propozimi i që po e përmendni. Për çdo ndryshim të ligjit do te këtë konsultime me akterët institucional, komunitetin e biznesit dhe shoqatën/organizatat për mbrojtjen e konsumatorëve”, thotë kabineti i Bajramit.
Se ky Ligj mund të jetë i mirë dhe të sjell përfitime e thotë edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi.
Ai për lajmi.net shpjegon se nëse tregtarët duan të vetëdijesohen për mbështetej të prodhimit vendor, atëherë kjo duhet të bëhet në mënyrë të detyrueshme me ligj.
Por, sipas Rexhepit, kjo duhet të bëhet me kusht që këto produkte të jenë në përputhje me standarde, pra konkurrente si për cilësi, ashtu edhe në çmim.
“Sado që mund të ketë reagime për mbyllje të tregut, favorizim të prodhimit vendorë, megjithatë, mendoj se këto janë të paqëndrueshme, nëse kemi të bëjmë me produkte konkurrente, të cilat do të duhej të jenë më të lira se ato na importi. Me një qasje të tillë ekonomia e vendit përfiton shumë: rritet kërkesa për produkte vendore, zhvillimi është më shpejtë dhe më i qëndrueshëm, hapen vende pune, paraja qarkullon brenda dhe përmirësohet bilanci tregtar”, thotë drejtori i STRAS për lajmi.net
Rexhepi, sikurse që thotë edhe Panxha, vlerëson se jo patjetër duhet të jetë 51 për qindja e kërkuar për prodhimet vendore në raftet e supermarketeve në Kosovë. Ata thonë se duhet analizohet mirë, të fillohet më një përqindje të arsyeshme, e cila mund të rritet më vonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img