Qyteti i Sarandës ka pritur këto dy ditë shumë vajza të Kosovës që prindërit e tyre u kanë vendosur emrin Saranda. Shumë prej tyre e vizitonin qytetin jugor për herë të parë.
40 Saranda udhëtuan nga Kosova në Sarandë. Janë vajza me emrin e qyteti shqiptarë.
Një udhëtim i përbashkët por edhe një amanet i kryer për prindërit.
Mes këtyre vajzave ishte edhe Saranda Miftari e cila ka lindur në këtë qytet gjatë luftës. Në Sarandë ajo shkoi për herë të parë.
Në Kosovë janë më shumë se 1000 vajza me emrin Saranda. Shumë të tjera mbajnë emrin Vlora. Emra të tjerë janë Berat, Drin e Shkumbin.