6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Lajmet për ndarje territoriale, fushatë kundër të ardhmes euro-atlantike të Kosovës

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj informacioneve të publikuara në media gjatë ditëve të fundit, në lidhje me mundësinë e ndarjes së Kosovës, dhe shkëmbimit të territoreve.

Në një postim në rrjetin social twitter, Hoxhaj ka shkruar se kjo është një fushatë e Serbisë kundër Kosovës.

Kjo në prag të 10 vjetorit të pavarësisë.

“Serbia po e intensifikon agjendën propaganduese dhe sulmet ndaj Kosovës në prag të 10 vjetorit të pavarësisë”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se informacionet e tilla për ndarje territoresh janë lajme të rreme.

Hoxhaj thotë se kjo është një fushatë kundër të ardhmes euro-atlantike të Kosovës.

“Lajmet e rrejshme dhe kërcënimet hibride rreth ndarjes territoriale dhe ndryshimit të kufijve janë pjesë e një fushate sistematike kundër Kosovës dhe të ardhmes euro-atlantike të rajonit”, ka shkruar zv/kryeministri i Kosovës.

Ndryshe edhe anëtarë tjerë nga qeveria gjatë ditës e kanë mohuar se mund të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë.

Ndarjen e Kosovës e propozoi ditë më parë edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img