6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Ismaili viziton 19-vjeçarin të cilin refuzoi ta operojë një mjek i QKUK-së

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga Basri Sejdiu, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e kanë vizituar sot 19-vjeçarin Hysen Ibrahimaj, rasti i të cilit u problematizua në medie, pasi një kirurg i QKUK-së refuzoi ta trajtonte.

Këtë e ka konfirmuar në facebook vetë ministri Ismaili.

“Sot vizitova Hysenin, 19-vjeçarin nga Istogu, i cili së fundmi ka pasur një përvojë jo të mirë me mjekët në QKUK. Hysenit dhe prindërve të tij ua shpreha keqardhjen time për atë që iu ka ndodhur dhe i sigurova ata që diçka e tillë nuk do t’iu përsëritet më”, ka shkruar ai.

“Bashkë me drejtorin e SHSKUK-së e ftuam Hysenin që të vijë dhe ta marrë trajtimin dinjitoz dhe profesional, siç ai dhe të gjithë qytetarët e tjerë e meritojnë.  Nuk do të lejojmë që një rast i izoluar ta njollosë punën e palodhshme dhe të ndershme të mijëra punëtorëve shëndetësor. Reformat, të cilat i kemi filluar si Ministri, në bashkëpunim me personelin mjekësor që punon me nder dhe integritet, me ndihmën e qytetarëve tanë, do t’i bëjmë realitet”, ka thënë ministri Ismaili.

Image may contain: 3 people, people smiling, people sitting and indoor

Image may contain: 4 people, people standing and outdoor

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img