13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti i Sllovenisë vjen në Kosovë!

Ka qenë prilli i vitit 2016, kur për herë të parë dhe të fundit në Zyrën e presidentit të Kosovës ka shkelur këmba e një presidenti joshqiptar. Ishte presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ajo që kishte marrë pjesë në inaugurimin e Hashim Thaçit si president shteti, e që nuk ishte kthyer në Zagreb pa ia uruar homologut të saj të ri mandatin presidencial, shkruan AktivPress. Por prej asaj dite, Thaçi ka pritur në Kosovë vetëm presidentet e Shqipërisë. Fillimisht Bujar Nishanin e më pas edhe Ilir Metën.

Por së fundmi, kreu i shtetit më të ri në Evropë, pret ta hap derën edhe për një president tjetër. Bëhet fjalë për presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Ai pritet të vijë të hënën në Kosovë dhe do të qëndroj në vendin tonë edhe të martën. Në ditën e dytë, Pahor do t’u drejtohet deputetëve të Kosovës me një fjalim rasti. Kryesia e Kuvendit të Kosovës tashmë është përkujdesur që ta caktoj seancën solemne për nder të tij. Pahor pritet të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të Kosovës, si dhe do të vizitojë trupat ushtarake sllovene që janë të vendosura në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Pahor ka qenë në Kosovë në vitin 2013 kur shteti drejtohej nga ish- presidentja, Atifete Jahjaga, por tash ardhja e tij bëhet me ftesë të Hashim Thaçit, në kuadër të aktiviteteve për shënimin 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Si lexues i Deklaratës së Pavarësisë dhe si historian që është me profesion, Thaçi është përkujdesur që ta marr përsipër organizimin për shënimin e këtij viti jubilar. Të gjitha aktivitetet që priten të zhvillohen me 17 shkurt, janë nën patronatin e tij.

AktivPress ka pritur shumë kohë një përgjigje nga Presidenca e Kosovës në lidhje me ftesat që u janë dërguar në përgjithësi presidentëve të huaj dhe konfirmimet e mundshme nga ana e tyre, por ky institucion ka zgjedhur heshtjen. Presidentit nuk i ka ecur mbarë me përzgjedhjen e logos për shënimin e vitit jubilar të shtetësisë. Versioni i parë që qe përzgjedhur, doli i ngjashëm me logon e një agjencie udhëtimesh gjermane, ndërsa edhe versioni i dytë, u përngjasua me logon e një partie politike./AktivPress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img