7.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Britani, kryeministrja May përgatitet për “rrugën drejt Brexit”

Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të mbajë një fjalim tejet të rëndësishëm në 3 javët që vijnë, ku do të përshkruajë marrëdhëniet e ardhshme që Britania dëshiron të ketë me Bashkimin Europian.

Përpara se kjo të ndodhë, ministrat kryesorë të kabinetit do të mbajnë fjalime në një fushatë që ka marrë emrin “rruga drejt Brexit-it” nga zyrtarë të “Downing Street No.10”. Siguria, transferimi i pushteteve, të drejtat e punëtorëve dhe tregtia pritet të jenë ndër temat kryesore që do të diskutohen.

Kryeministrja May është vendosur nën presion nga Bruksel dhe partia e saj, për të përcaktuar vizionin e saj për Britaninë pasi të jetë shkëputur nga Bashkimi Europian. May pritet ta bëjë publik këtë vizion të sajin, pasi të bisedojë fillimisht me pjesëtarë të kabinetit në rezidencën “Chequers”.

Sekretari i Jashtëm pritet të nisë një seri fjalimesh të mërkurën, ndërsa burime të brendshme thonë se Boris Johnson do të synojë të bashkojë ata pro Brexit dhe ata kundër shkëputjes.

Edhe Sekretari për “Brexit”-in, David Davis, dhe ai i Tregtisë, Liam Fox, do të flasin gjithashtu, pa harruar ministrin për Kabinetin, David Lidington, i cili mbështeti qëndrimin në bllokun europian në referendumin e para pak viteve.

Por, dy ministrat më të shquar që votuan për qëndrimin, Kancelari dhe Sekretari i Brendshëm, nuk do të mbajnë fjalime. “No. 10” është justifikuar me faktin se Philip Hammond ka folur së fundi në samitin e Davosit, ndërsa kryeministrja do të mbulojë efektivisht edhe fushën e Amber Rudd, kur ajo të japë fjalimin mbi sigurinë të shtunën e ardhshme.

May pritet të detajojë “partneritetin e sigurisë” që Britania e Madhe dëshiron ta ruajë me BE-në. Megjithatë, e gjithë kjo vjen pasi kryenegociatori europian, Michel Barnier paralajmëroi se periudha e tranzicionit mes pasi “Brexit” të ndodhë në vitin 2019 nuk duhet marrë si e “mirëqenë”.

Ai theksoi se mosmarrëveshje thelbësore mbeten për t’u zgjidhur dhe se ka “disa probleme në kuptueshmërinë e pozicionit të Britanisë”. Pas komenteve të tij, Davis tha se ishte “surprizuar” të dëgjonte se Barnier ishte i paqartë mbi qëndrimin britanik për periudhën e tranzicionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img