1.5 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania me porosi të fortë për Kosovën dhe Ballkanin

Ballkani Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova tash e tutje do të jetë i përfshirë në ujdinë e koalicionit në Gjermani.

Ky koalicion pas një kohe të gjatë është arritur ndërmjet kancelares së rizgjedhur Angela Merkel dhe Martin Shulzit.

Ujdia e arritur mes kristiandemokratëve të kancelares Merkel me socialdemokratëve të Shultz precizon gjithçka edhe sa i përket politikës së jashtme gjermane.

Aty bëhet fjalë edhe për angazhimin e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor, gjashtë vendet e të cilit qeveria gjermane i do në Bashkimin Evropian, por paraprakisht ato duhet përmbushur disa kushte, njofton Klan Kosova.

“Ne qëndrojmë fort pranë perspektivës së hyrjes në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor. Është kusht për vendet e rajonit (Kosovë, Mali i Zi, Shqipëri, Maqedoni, Serbi dhe Bosnjë), që në rrugën për hapjen e negociatave për anëtarësim apo vetanëtarësim në BE të përmbushin kushtet e parapara. Këtu hyn në veçanti reforma e gjithanshme e qëndrueshme dhe e pakthyeshme në bërjen e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne jemi gati që më shumë se kurrë t’i ndihmojmë Ballkanit Perëndimor në këtë përpjekje”, thuhet në dokumentin e qeverisë së koalicionit, që udhëhiqet nga Angela Merkel.

Për profesorin universitar Dashnim Ismaili, kjo qasje ndaj vendeve ballkanike nga ana e vendit më të fuqishëm në Evropë është e pritshme dhe shumë pozitive për Kosovën.
Ai thotë se mbetja në pushtet e Angela Merkel është shumë pozitive dhe në të mirë të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img