Milani ka fituar në udhëtim te SPAL-i me rezultat të thellë 0-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka vazhduar serinë pozitive të rezultateve në kampionat, pasi pas tri fitoreve dhe një barazim ka ardhur edhe fitorja tjetër, kësaj radhe ndaj SPAL-it në udhëtim.
Pjesa e parë u dominua nga Rossonerët, të cilët e nisën mirë takimin dhe gjetën golin e parë qysh në minutën e dytë, ku ishte Patrick Cutrone, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.
Milani vazhdoi me aksione dhe raste të mira edhe në vazhdim, por pa pasur fat të ngrit epërsinë dhe shkuan në pushim me rezultat minimal.
Në pjesën e dytë, skuadra e Gattusos arriti ta konfirmojë fitoren edhe me tre gola tjerë, ku i pari në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të me shënues përsëri Cutronen për 2-0.
Goli i 3-0 erdhi në minutën e 73-të të ndeshjes, ku shënues kësaj radhe ishte mesfushori Lucas Biglia, ndërsa për 4-0 shënoi Fabio Borini në minutën e 90-të duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Pas kësaj fitore, Milani ngjitet në vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa SPAL-i mbetet në pozitën e 18-të me 17 pikë të mbledhura.
Në ndeshjen e radhës, Rossonerët e presin në shtëpi Sampdorian, ndërsa vendasit udhëtojnë drejt Napolit.
https://twitter.com/semo33/status/962339186190770177
Goal Kedua Cutrone. Spal 0–2 Milan pic.twitter.com/cexXeElOB7
— Milanisti Indonesia Basis Bekasi (@MI_BasisBekasi) February 10, 2018
WATCH: Biglia scores his first #ACMilan goal! 3-0! ????⚫️ pic.twitter.com/j5SUYKoKUJ
— SempreMilan (@SempreMilanCom) February 10, 2018
WATCH: Borini scores with a stunning left-footed effort! #SpalMilan 0-4. pic.twitter.com/9RhSFMY7ws
— SempreMilan (@SempreMilanCom) February 10, 2018