Motra e vogël e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un bëri histori të premten në një vizitë të paprecendtë në Korenë e Jugut gjatë ceremonisë së hapjes së lojërave Dimrëore Olimpike 2018.
Kim Yo Jong mendohet të jetë një nga ndihmëset më të besuara të vëllait të saj, dhe në ceremoni shfaqet e buzëqeshur para se të takohej me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.
Ajo bëhet gjithashtu anëtarja e parë e dinastisë Kim që viziton Korenë e Jugut që nga lufta koreane.
Por kush është Kim Yo Jong?
Ajo u shfaq në skenën politike tre vite më parë, teksa në mjaft foto dilte përkrah të vëllait, Kim Jong Un në ceremoni zyrtare. Mësohet se është shkolluar në Zvicër, ku ka shkuar që në moshën 8 apo 9-vjeçare. Gjithashtu raportohet se është martuar në 2014 me Choe Song, babai i të cilit është gjithashtu një krahë i afërt i liderit koreanoverior, sipas Yonhap News Agency që citon burime anonime.