Vesa Luma bashkë me bashkëshortin e saj reperin shqiptar Big Basta dhe djalin e tyre janë zhvendosur në Zelandën e Re, një avanturë e re dhe e mbushur me plotë befasi, shkruan Indeksonline.
Edhe pse u përfol për një ndarje të mundshme në mes saj dhe Bastës, spekulimet morën fund pas shkuarjes së Vesës në Zelandë, pasi që reperi kishte shkuar një vit më parë.
E tani ata po shfaqen tejet të lumtur. Madje Vesa ka postuar një fotografi ku shihet bashkëshorti dhe djali i saj teksa ka shkruar: Dashnitë e mija.