Trajneri she ish- futbollisti i njohur mitrovicas Gani Sejdiu është duke qëndruar në Itali përkatësisht në qytetin Udineze, ku në skuadrën Udinise pjesë e elitës italiane është duke kryer punë praktike të zejes së trajnerit dhe menaxherit në skuadër.
Ky trajnim dhe praktikë Sejdiut i është mundësuar nga ana e futbollistit të njohur mitrovicas Valon Behrami që është rikthyer kohë më parë në futbollin italian, ndërkohë që trajneri Ganiu në të kaluarën e kishte prindin e Valonit, Ragip Behramin bashkëlojëtar në skuadra të ndryshme mitrovicase.
Në foto shihet trajneri disa herë kampion në futbollin kosovar Gani Sejdiu me trajnerët e kësaj skuadra Masimo Odo dhe Maxi Lopez sikurse edhe me futbollistin mitrovicas aktualisht futbollistin e kombëtares zvicerane Valon Behrami.