Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga Berat Jashari nga Drejtoria e Shëndetësisë, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku me drejtuesit e saj ka biseduar rreth gjendjes aktuale, nivelit të shërbimeve, nevojave, si dhe problemet me të cilat përballen në punën e përditshme.
Bahtiri kërkoi nga drejtori i QKMF-së, . Fevzi Sylejmani, informatën rreth gjendjes së qendrave të mjekësisë familjare, respektimin e punës nga stafi, furnizimi me barna dhe rritjen së cilësisë së shërbimeve për pacientët.
Sylejmani tha se gjendja e QKMF-së dhe shëndetësisë primare është e mirë dhe ka falënderuar komunën për mbështetjen e saj të vazhdueshme , ndonëse prap po hasen probleme sa i përket mirëmbajtjes së pajisjeve mjeksëore si pasojë e amortizimit, furnizimit me ilaçe, si dhe mundësin e ndërhyrjes në disa qendra të QKMF-së.
Bahtiri më pas ka thënë që vazhdimisht po bënë përpjekje që nga donatorët të sjellim aparatura të nevojshme që ndikojnë në rritjen e përformancës në ofrimin e shërbimeve, sikundër edhe trajtimin e Mitrovicës si rast specifik nga Ministria e Shëndetësisë.
“Ju keni mbështetjen time të plotë në përmirësimin e kushteve të punës dhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët , andaj kërkoi angazhim dhe përkushtim në punë, ngritje të cilësisë së shërbimeve dhe mbi të gjitha punë ekipore, me qëllim të krijimit të shërbimeve efikase për qytetarët” , shtoi Bahtiri.