Manchester City e ka shtuar interesimin për mesfushorin e parehatshëm të Real Madridit, Iscon, raporton Manchester Evening News.
25-vjeçari është zemëruar nga mungesa e mundësive për të luajtur në formacionin e parë në “Santiago Bernabeu” prandaj largimi i tij gjatë verës është shumë i mundshëm.
Mediumi britanik raporton se Pep Guardiola mund t’i kthejë sytë kah spanjolli në vend të yllit të Leicester Cityt, Riyad Mahrez.
Për më tepër, mediat spanjolle raportuan dje se Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se nëse vazhdon të mbetet trajner i Real Madridit, atëherë Isco do të shitet