Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se kompleksi i varrezave në memorialin në Prekaz nuk u ndërtua nga Qeveria e Kosovës. Sipas Zekës, memoriali i varrezave u ndërtua nga një shtetas turk.
“Varrezat në Prekaz nuk janë bërë nga buxheti i Qeverisë, ato janë ndrequr nga një turk me para nga xhepi i vet”, ka thënë Zeka në foltoren e Parlamentit të Kosovës.
“Kur kam thënë se janë vjedhur pare edhe në varr të Adem Jasharit, unë e kam ditur çka po flas”, ka shtuar ai.
Kohëve të fundit është raportuar se kulla e familjes Jashari është dëmtuar shumë dhe është pranë rrëzimit.
Kësaj kulle prej shumë kohësh është dashur t’i bëhet konservimi, gjë që nuk ka ndodhur.