5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Britania: Kosova ka shënuar progres, OKB nuk ka më nevojë të mblidhet kaq shpesh

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në OKB ka parë progres të Kosovës në 10 vjetorin e saj të pavarësisë.

Duke numëruar disa nga përparimet, ai thotë se tashmë ka ardhur koha që OKB nuk ka nevojë të mblidhet kaq shpesh për Kosovën, pasi tashmë ka pasur përparime në shtetësinë e saj.

Ky është fjalimi i tij:

Që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008, Kosova ka marrë pjesë në tre palë zgjedhje parlamentare . Gjithashtu edhe në zgjedhjet komunale. Pra aty kanë treguar pjekuri dhe demokraci të mbajtjes së zgjedhjeve.

Gjithashtu, Kosova nga vendi i 60-të është renditur në vendin e 40-të për lehtësimet e të bërit biznes.

Gjithashtu Kosova ka treguar përmirësim edhe në dialogun e iniciuar nga BE.

Pra, Kosova nuk është vendi njëjtë siç ka qenë para 10 viteve. Nuk mund të themi se nuk ka sfida por se ato duhet mundur me përkushtim dhe angazhim.

Vlerësojmë lartë deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku më 1 shkurt tha se Gjykata Speciale nuk mundet dhe nuk do të shfuqizohet, dhe shpresojmë që kjo nismë të hiqet nga institucionet e Kosovës.

Gjithashtu urojmë që të gjenden shpejtë vrasësit e vrasjes së Oliver Ivanoviqt.

Kosova mund të bazohet tek progresi.

Pra, problemet janë më të ulëta dhe më të vogla sesa ky shtet kishte më parë.

Kërkojë nga Këshilli i Sigurimit që të mos mbahen më kaq shpesh mbledhje për Kosovën. Mendoj se është shpërdorim i kohës së këtij këshilli për të mbajtur mbledhje të tilla. Pra ritheksojë se tashmë ka ardhur koha që OKB të takohet më pak për këtë çështje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img