Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po diskuton sot raportin e fundit të sekretarit të OKB-së, Antonio Guterres, mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë për një periudhë katërmujore.
Vlora Çitaku ka thënë se ky mua jështë3 i posaçëm për të dhe kosovarët pasi më 17 shkurt, Kosova do të festoj 10 vjetorin e saj të parë të pavarësisë, raporton Indeksonline.
Fjalimi i plotë i Çitakut:
Ka shumë vende anëtare të OKB që i kanë dhënë shumë gjëra Kosovës. Nuk mund të mos e përmend udhëtimin e Kosovës deri këtu.
Shpesh pyes veten si do të duket Kosova pas 10 vitesh apo 100, sa kemi qenë të mirë si demokraci, sa mirë kanë përformuar institucionet tona, sa ka evoluar shoqëria jonë.
Tani pas 10 vitesh, Kosova është njohur nga një shumicë dërmuese e vendeve të botës dhe është anëtare e një numri të madh organizatash.
Jemi gjithashtu në dijeni se nuk do t’ia dilnim pa përkrahjen tuaj të palëkundur.
SHBA kanë qenë pranë nesh dhe në kohët tona më të errëta dhe për këtë do t’i jemi mirënjohës gjithmonë.
Sot e falendëroj një njeri, që kur erdhi në Kosovë e gjet vendin në rrënoja, të shkatërruar nga vuajtjet dhe dhimbjet e luftës, por ai ishte iniciatori që ti bashkoj njerëzit tonë dhe të themeloj OKB në Kosovë.
10 vitet e shtetësisë na kanë mësuar se pavarësia nuk është e mjaftueshme, liria dhe ushqimi në sofër nuk janë të vetmet, neve na duhet arsimi e shumë gjëra tjera.
Shtetësia nuk ka të bëj vetëm me ndërtimin e shtetit, sektori i OJQ janë po ashtu të rëndësishme për ne dhe janë forcë shtytëse e jona.
Kosova gëzon lirinë më të madhe të fjalës më shumë se shtetet tjera, e kjo është meritë e gazetarëve të Kosovës të cilët nuk përkulen asnjëherë dhe nuk komprometojnë.
Në kosovë kemi shoqëri civile që vijnë të mobilizohen rreth çështjeve nga lufta, gjykata speciale e deri të ndotja e ajrit.
Derisa institucionet tona mund të kenë mangësitë tyre, e vërteta e parefuzueshme është se shoqëria jonë duhet menjëherë të reagoj për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Pavarësisht asaj që ka ndodhur të kaluarën, vrasja e Ivanoviciq nuk ka nxitur urrejtje, përkundër saj, kosovarë dhe serbët janë pajtuar se krimi në veri duhet të fajësohet.
Ne nuk do të lëmë kurrë këtë rast pa u zbardhur derisa kryesit e krimit të sillen para drejtësisë.
Sa i përket gjykatës speciale, Kosova ka një numër rekord të pashkollimit.
Ajo që dihe tështë se asnjë shqiptar i Kosovës nuk ka menduar ti ik drejtësisë, e është fakt se më shumë janë ndjek nga drejtësia serb se sa shqiptarë.
Asnjë gjykatë nuk mund të rishkruaj historinë apo të imponoj moral, shtypësi dhe i shtypuri janë të definuar në historinë tonë.
Njerëzit dëshirojnë drejtësi dhe askush nuk do ta shfuqizoj atë gjykatë.
Kosova kërkon llogari do ditë nga të zgjedhurit e saj, Kosova nuk është një parajsë ka akoma shumë sfida para saj.
për çdo mangësi institucionale ka një storie suksesi, qytetari që shkon përkundër pritjeve dhe kufijve, ka shumë për tu bërë akoma në Kosovë, ka klasë të stërngarkuara, ka njerëz me shumë të arritura.
Kosova ka shumë pengesa para saj, është Majlinda Kelmendi që më bën të shpresoj
Ajo është aty për të na ngritur vullnetin tonë, ajo me tjerat luftojnë për drejtësi dhe norma sociale, ato guxojnë të ëndërrojnë.
Sot po takohemi një ditë pasi BE publikoi strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, ajo që u tha qartë është se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet dhe të kenë marrëveshje ligjore.
Më shumë se kurdoherë është e qartë se një status quo nuk do të thotë normalizim.
Sa më herët që Serbia e njeh Kosovën do të jetë aq më mirë për regjionin.