-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

BE përkrah forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të prodhimit bimor në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizojnë konferencë për hapjen e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të sistemit të prodhimit dhe mbrojtjes së bimëve në Kosovë”.

Ky është projekti i parë i financuar nga Bashkimi Evropian për sektorin Fitosanitar në Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm është forcimi i zbatimit dhe kapacitetit operacional të institucioneve përgjegjëse për shëndetin e bimëve në Kosovë me qëllim të sigurimit të sistemit efektiv të kontrollit të organizmave të dëmshëm për bimët dhe produktet bimore në përputhje me standardet fitosanitare të BE-së.

Ai do të mbështes autoritetet kosovare në ngritje të kapaciteteve të kontrollit të sëmundjeve dhe dëmtuesve të bimëve, në mënyrë që të sigurohet sistemi efektiv i kontrollit të organizmave të dëmshëm për bimët dhe produkte bimore në përputhje me standardet fitosanitare të BE-së.

Përfitues i këtij projekti është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

Hapjen e konferencës do ta bej, Dr. Valdet Gjinovci , Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së. Fjalë rasti do te kenë: Libor Chlad, Zëvendës shef i sektorit të bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Vesel Krasniqi, Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Znj. Iveta Ozolina, Drejtoresha e Departamentit të Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë së Republikës së Letonisë: Znj. Kristine Lifanova, Drejtoresha e Shërbimit Shtetëror për Mbrojtjen e Bimëve të Letonisë e cila njëherit është edhe Udhëheqësja e projektit e shtetit anëtar, Znj. Linda Bucena, Këshilltare Rezidente e Binjakëzimit e shtetit anëtar dhe Z. Naim Delijaj, Këshilltari Rezident i Binjakëzimit i vendit përfitues .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img