7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aeroporti sqarohet rreth vonesave të fluturimeve, përfshirë atë të Dushko Markoviqit

Mjegulla e madhe ka shkaktuar vonesa në arritjen e aeroplanëve të cilët ishin paraparë të aterojnë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Unidon Krasniqi, zyrtar për informim në aeroport, ka bërë të ditur për “Indeksonline” se deri më tani janë realizuar dy fluturimet e para në nisje, kurse është anuluar ai i Turkish Airlines.

Krasniqi ka thënë se të gjitha fluturimet tjera janë nisur, por si pasojë e mjegullës ka pasur vonesa.

“Gjate dites se sotme jane te planifikuara 12 fluturime ne arritje dhe 12 ne nisje. Nga keto deri me tani jane realizuar dy fluturimet e para ne nisje, nderkaq eshte anuluar fluturimi i Turkish Airlines per shkak te kohes me mjegull. Fluturimet e tjera qe priten te arrijne jane nisur me vonese per shkak te mjegulles ne Prishtine”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryeministri i Malit të Zi ishte paraparë të arrinte në Aeroportin “Adem Jashari” në orën 08:00, kurse si pasojë e mjegullës nisja e tij nga Podgorica është vonuar.

Takimi i tij me kryeministrin Ramush Haradinaj është shtyrë për dy orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img