Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka anuluar vizitën në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur zyrtarisht para mediave drejtoresha e Zyrës për Informim në Qeverinë e Kosovës, Donjeta Gashi.
Anulimi i vizitës është bërë për shkak të mjegullës së madhe e cila pengoi nisjen e aeroplanit të Markoviqit nga Podgorica.
Ndryshe, kryeministri malazez ishte paraparë të takohej me kryeministrin Ramush Haradinaj.