6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bytyqi i kërkon rektorit Dema të “kthjellet”: Bëhu pjesë e ngritjes së cilësisë në arsim

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi po vazhdon me kritika ndaj rektorit të UP-së, Marjan Dema.

Në një opinion që ministri e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook ka theksuar se reagimet e rektorit ndaj udhëzimit administrative të nxjerrë ditë më parë, janë pa sens profesional.

Madje sjelljen e rektorit, Bytyqi e ka cilësuar si “dobësi”.

“Opinion i nderuar, ju palë të interesit, bazuar në reagimin që ka shkaktuar urdhëresa administrative nr. 01/2018, “Parimet e Njohjes se Platformave dhe Revistave Ndërkombëtare me Recension”, çka Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, z. Dema, duket se u ndje i atakuar dhe reagoi goxha pa sens profesional madje edhe me të pavërtetat”, ka shkruar Bytyqi.

Shkrimi i plotë:

Rektor, bëhu pjesë e misionit tonë për ngritjen e cilësisë në Arsim.

Opinion i nderuar, ju palë të interesit, bazuar në reagimin që ka shkaktuar urdhëresa administrative nr. 01/2018, “Parimet e Njohjes se Platformave dhe Revistave Ndërkombëtare me Recension”, çka Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, z. Dema, duket se u ndje i atakuar dhe reagoi goxha pa sens profesional madje edhe me të pavërtetat.

Thënë të drejtën, sjelljen e Rektorit e kam marrë si një dobësi, e jam munduar dhe e kam për detyrë të mos i ndikoj marrëdhëniet tona Ministri – Universitet, edhe pse urdhëresa administrative nuk do sakrifikohet për nivelin e këtyre marrëdhënieve.

Kur e kam marrë të drejtoj Dikasterin e Arsimit, njërin ndër sektorët më bazik të shoqërisë, i kam vënë vetes dy detyra krejt themelore,

a) të mos bëjë kompromis me asnjë që nuk jep rezultate, sepse ata që nuk japin rezultate edhe thellojnë të këqiat, dhe

b) të mos cenoj pavarësinë e askujt që nuk më takon.

Cilësia e arsimit kërkon nga ne të reagojmë me punë e të kërkojmë përgjegjësi. Në kuadër të këtij mëtimi rezultoi edhe Urdhëresa Administrative për “Parimet e Njohjes se Platformave dhe Revistave Ndërkombëtare me Recension”.

Duam të sçarojmë opinionin se ne nuk jemi marrë me jetën private të askujt por kemi kërkuar e do vazhdojmë të kërkojmë cilësi në arsimin e lartë kudo në vendin tonë, me këtë edhe në UP “Hasan Prishtina”.

E garantoj Opinionin, Rektorin, e këdo palë interesi se derisa unë të jem në drejtim të këtij dikasteri dhe derisa qeveria Haradinaj do ketë këtë frymë ne nuk do rreshtim së kërkuari cilësi, dhe kushdo që nuk sjell cilësi do i duhet të vëhet para përgjegjësive varësisht nga pozicioni ku gjindet sot.

Ne do përpiqemi të krijojmë rrethana, ku secili të ndjehet i vlerësuar e me mundësi, cilido që e bënë punën e vet mirë e në thirrje të titullit të tij akademik. Shpresoj t’ia dalim kësaj, që ta mposhtim menaxhimin jo efikas, e cila po e bren arsimin tonë të lartë përmes mos aplikimit të standardeve të kërkuara në drejtim të zhvillimit të këtyre institucioneve.

I bëjmë thirrje edhe Rektorit Dema të na bashkohet në këtë mision, i cili nuk do pushoj me mandatin tonë dhe do mbetet sfidë e vazhdueshme, por që do ia vlejë për brezat.

Edhe pse konferenca për shtyp e Rektorit Dema më la një shije të hidhur dhe mediat tashmë e kanë demantuar duke ofruar dëshmi me fjalë e me foto të takimeve tona, unë mbetem i fokusuar tek misioni im sikurë që pres edhe rektori të mbetet i fokusuar tek detyra e tij dhe obligimet që i dalin. Ne do jemi të palodhur për bashkëpunimin me këdo institucion të çfarëdo niveli të arsimit, por edhe nuk do harrojmë detyrat që na shtron drejtimi i dikasterit dhe gjendja e rëndë në Arsim.

Kjo gjendje e rëndë në arsim ka edhe faktorët e fajtorët. Faktorët do përpiqemi t’i përmirësojmë derisa për fajtorët shteti ka ndërtuar mekanizma tjerë që nuk janë natyrë e punës sonë.

Duke punuar shumë dhe me ndershmëri e profesionalizëm do ia dalim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img