6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Holanda tërheq zyrtarisht ambasadorin nga Turqia

Holanda ka tërhequr formalisht ambasadorin e saj nga Turqia dhe ka thënë se ambasadori turk nuk do të pranohet në Hagë.

Vendimi shënon thellimin e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve, që kanë nisur kur Holanda ka ndaluar ministrat turq të bëjnë fushatë te diaspora turke, në vitin 2017.

Diplomati holandez nuk është lejuar të hyjë në Turqi qysh në muajin mars.

Ministria e Jashtme e Holandës po ashtu tha se i ka vënë në “pauzë” bisedimet për zgjidhjen e problemeve me Turqinë.

“Nuk jemi pajtuar se si t’i normalizojmë marrëdhëniet”, tha ministri i Jashtëm, Halbe Zijlsra.

Vitin e kaluar, Holanda u ka ndaluar hyrjen zyrtarëve turq që kanë dashur të mbajnë tubime, përpara një referendumi në Turqi për zgjerimin e kompetencave të presidentit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img