1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

5 shkurt, Ronaldo dhe Neymar festojnë ditëlindjen, por…

Kanë 7 vite diferencë mes tyre pasi portugezi sapo ka mbushur 33-vjeç ndërsa braziliani po feston 26 vjetorin.

5 shkurti është një ditë e shënuar në botën e futbollit.

Sot Cristiano Ronaldo dhe Neymar Jr dy nga lojtarët më të mirë të momentit festojnë ditëlindjen.

Kanë 7 vite diferencë mes tyre pasi portugezi sapo ka mbushur 33-vjeç ndërsa braziliani po feston 26 vjetorin.

Pas disa ditësh të dy do të jenë përballë njëri-tjetrit në Santiago Bernabeu pasi Reali i Madridit do të presë Paris Saint Germain, me Neymar që këtë herë nuk do ta sfidojë CR7-ën duke mbajtur veshur fanellën e Barcelonës.

5 Topa të Artë numëron portugezi ndërsa ende asnjë braziliani megjithatë Neymar ka në krahun  e tij moshën, pasi është 7 vite më i ri dhe gjasat janë që të jetë ai fituesi i ardhshëm i Topit të Artë, gjithmonë nëse bën mirë me PSG-në në këtë sezon dhe Brazilin në Botëror, transmeton “SuperSport.al”.

Aktualisht Ronaldo qëndron më lart pasi ka edhe eksperiencën në krahun e tij por Neymar i ka të gjitha mundësitë për t’u bërë ndoshta edhe më i mirë se ylli luzitan. Ja disa nga magjitë që dinë t’i dhurojnë vetëm ata të dy.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img