I ndaluari u identifikua si Michael Hunt. Në momentin e arrestimit, atij iu gjet me vete një thikë si dhe bileta e koncertit.
Hunt tani përballet me akuzat e përndjekjes së rënduar me një kërcënim të besueshëm si dhe përpjekje të armatosur për rrëmbim personi.
43-vjeçari tërhoqi vëmendjen e autoriteteve pas postimeve të mistershme të një natyre kërcënuese në mediat sociale.
Hunt nuk arriti asnjëherë t’i afrohej këngëtares së njohur 32-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Grant. Përmes Twitterit, Del Rey i dërgoi falenderime të përzemërta fansave të saj pas performancës në Orlando.
“Ju faleminderit shumë që erdhët dhe që i bëni këto “show” të jashtëzakonshëm, duke e mbajtur energjinë lart”, shkroi ajo.
Zyrtarë të policisë e pohuan më vonë se kishin marrë një informacion lidhur me mesazhet paralajmëruese të Hunt, e shtuan se pa këtë ndërhyrje të komunitetit, rreziku mund të kalonte edhe pa u zbuluar.