4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Me idenë e Ramushit, apo planin e Hashimit? Donika Kadaj tregon votën e saj për demarkacion

Nesër pritet dërgimi i demarkacionit në kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Ky hap e afron hedhjen në votim projektligjin e marrëveshjes kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Dilema më e madhe në këtë situatë është nëse do të jenë votat e mjaftueshme për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Donika Kadaj ka treguar për Indeksonline vendimin e saj nëse do të mbështesë apo do ta refuzoi versionin e demarkacionit të hartuar në vitin 2015.

“Prej nënshkrimit të kësaj marrëveshje në kundërshtim me rezolutën e kuvendit të datës 5 qershor të vitit 2015, Kosova është në kaos. Me qëllim te kundërshtimit te saj ndodhën ngjarje te jashtëzakonshme pasojat e te cilave i vuajnë ende qytetarët, aktivistët dhe deputetët. Marrëveshja nuk ka ndryshu rrjedhimisht as arsyea për te pushu kundërshtimi i saj.

Dihet që edhe partnerët e koalicionit kanë papërputhshmëri në raport me marrëveshjen, andaj unë besoj se ajo do të zhvlerësohet në kuvend përmes votës së deputetëve, pjesë e të cilëve jam edhe unë. Ekzekutivi duhet të gjejë formë më të përshtatshme për të gjetur zgjidhjen e duhur me ç’rast Kosova nuk duhet të humbë tokë” ka thënë Donika Kadaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img