Lidhja Demokratike e Kosovës në Istog ka bërë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës për të bashkëqeverisur në katër vitet e ardhshme.
Sipas burimeve të Indeksonline, nga ky koalicion, PDK do të marr tri drejtori.
Bëhet fjalë për drejtorinë e Arsimit, Shëndetësisë dhe një tjetër që akoma nuk dihet.
Sonte po ashtu Istogu zgjodhi kryesues të Kuvendit Qaush Balajn nga LDK-ja, në ditën e fundit të afatit ligjor.