Ndryshe, autoritetet kosovare në fund të tetorit të vitit të kaluar kishte arrestuar shtetasin turk, Ugur Toksoy, i cili kërkohej nga Turqia si i lidhur me Lëvizjen e Fetullah Gylenit.
Mirëpo, pas më shumë se një muaji që ishte arrestuar me urdhër të prokurorisë, Toksoy, u lirua dhe u refuzua kërkesa e Turqisë për ekstradim. Kërkesën për ekstradim Ministria e Drejtësisë e Republikës së Turqisë, e kishte bërë më 16 dhe 19 tetor të vitit 2017, dhe Gjykatës Penale, kishte shpallur urdhër-arrest.
Prokuroi Ali Rexha, aso kohe kishte deklaruar se tërhoqi kërkesën për ekstradim të Toksoy-t, me arsyetimin se nuk kishte gjetje të provave në lidhje me atë që kishte kërkuar Turqia.
Gjithashtu, lajmi.net merr vesh se javës së ardhshme pritet vizita e zëvendësministrit të Drejtësisë së Turqisë në Kosovë, e kjo vizitë do të jetë pikërisht për listën për ekstradimin e personave të dyshuar nga Turqia.
Kosova nuk është vendi i vetëm që Turqia ka kërkuar ekstradimin e ‘gylenistave’, pasi një gjë të tillë e ka kërkuar edhe nga Mozambiku, Kazakistani dhe Rumania, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Belgjika, Maroku, Afrika Jugore, Holanda, Kirgistani, Republika Turke e Qipros Veriore, Polonia, Gjermania e të tjera.