4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi udhëton të martën në SHBA, merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë pjesë e lutjeve tradicionale të mëngjesit në Uashington.

Burime të Indeksonline nga Zyra për Informim në Presidencën e Kosovës bëjnë të ditur se Thaçi ka pranuar ftesën disa javë më parë për këtë ngjarje të organizuar nga dy partitë në Kongresin Amerikan, ku merr pjesë edhe presidenti Trump.

Në presidencë kanë thënë se ditëve të ardhshme do të shpalosin agjendën e plotë të presidentit Thaçi në Amerikë.

Ndryshe, ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit i drejtohet nga presidenti i SHBA-së dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img