Duket se PDK po i kalon problemet në Skenderaj, pasi që sot me kryetarin Kadri Veseli janë parë së bashku Sami Lushtaku, Bekim Haxhiu, Nuredin Lushtaku dhe asambleistët e “përjashtuar”.
Në fotot e siguruara nga portali Veriu.info, shihet se Veseli i ka marr të gjithë në një fshat të Drenicës, duke mos e përfillur kështu vendimin e Sami Lushtakut për “perjashtime”.
Dihet se PDK është në proces zgjedhor, prandaj të gjitha organet janë pa mandat dhe veprimet e fundit kanë qenë të panevojeshme dhe të paarsyeshme, kishin thënë të “përjashtuarit” në letrën e tyre dërguar kryetarit Veseli.
Ilir Ejupi, asambleist i “përjashtuar” nga Sami Lushtaku i ka publikuar disa foto me kryetarin asambleistët dhe deputetin Bekim Haxhiun, ku në foto së bashku me Kadri Veselin shihen edhe Bekim Jashari, Nuredin Lushtaku dhe persona të tjerë.
Ndryshe, vendimin e Lushtakut për përjashtimin e 7 asambleistëve dhe shkarkimin e deputetit Bekim Haxhiu nga pozita e nënkryetarit të degës së PDK-së e kanë kundërshtuar edhe 80% e nëndegëve dhe seksioneve të kësaj parti në Skenderaj.
Kujtojmë se mosmarrëveshjet e PDK-së në Skenderaj kanë lindur në momentin e kandidimit të Bekim Jasharit për kryetar komune dhe vendimit të PDK-së për tërheqjen r kandidatit të tyre nga kjo garë në shenjë respekti për familjen Jashari, me ç’rast Nuredin Lushtaku dhe Bekim Haxhiu kishin dalë hapur në fushatë përkrah Bekim Jasharit, gjë të cilën nuk e kishte bërë Sami Lushtaku.