Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti është deklaruar kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale, për të cilën tha se është një gjykatë që do të ndodhë shpejt. Ai në emisionin “n’Kuvend’ në RTK, tha se nuk i frikësohet kësaj gjykate, edhe nëse është i akuzuar i mundshëm, pasi sipas tij, akuzuat që janë bërë kundër individëve të UÇK-së, janë të pavërteta.
“Kjo gjykatë nuk ndalet. Besoj që nuk është bërë për inatet tona, prandaj shpejt do të ndodhë”, deklaroi Haliti, i cili tha se në fillim kur është votuar themelimi i saj ka qenë kundër, ndërsa tani është deklaruar kundër shfuqizimit.
“Nuk jam as më patrioti e as më tradhtari në PDK. Po dua të jem i përgjegjshëm se Kosova duhet t’i respektojë marrëveshjet dhe përgjegjësitë ndërkombëtare, jo duke u nënshtruar, por duke rezistuar deri në fund”, deklaroi ai.
Iniciative për shfuqizimin e Speciales, asi tha se ka qenë e disa ligjvënësve para zgjedhjeve parlamentare. Por, pavarësisht kësaj iniciative, pas presionit të madh ndërkombëtar shumë deputetë i kanë tërhequr nënshkrimet. Megjithatë, pavarësisht funksionimit të kësaj Gjykate, Haliti shprehet optimist se epilogu do të jetë i mirë, sepse themelet e saj janë ndërtuar mbi të pavërteta.
“Por edhe nëse dikush ka gabuar duhet të jap llogari”, deklaroi ai.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovë u deklaruar edhe për demarkacionin me Malin e Zi, për të cilin kërkoi që të ratifikohet në Kuvend dhe t’i hapët rrugë perspektivës integruese evropiane.
“Mos-votimi i demarkacionit me Malin e Zi më së shumti i shërben Serbisë, e cila ka ngjallur një agresivitetit ndërkombëtar kundër nesh, prandaj mosratifikimi ndikon që shumë politikanë të na nxjerrin të papërgjegjshëm”, tha Haliti.
Në fund Haliti foli edhe për korrupsionin, për të cilin tha se duhet të luftohet në nivelet e larta.