Grupi i të dorëhequrve të Lëvizjes Vetëvendosje bëhet me grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Dhjetë deputetë të Vetëvendosjes e kanë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar.
Ata nuk e kanë emëruar grupin e tyre, por e duan ndarjen nga grupi i Vetëvendosjes ku ndodhen aktualisht, ka mësuar KTV-ja nga burime brenda Kuvendit.
Nëse kjo mbetet lista përfundimtare, Vetëvendosje do të mbetet me 22 deputetë në Kuvend dhe do ta humbasë primatin e grupit më të madh parlamentar.
Lista e deputetëve që e kanë bërë kërkesën dhe do të ndahet nga VV-ja është:
1. Visar Ymeri
2. Dardan Molliqaj
3. Dardan Sejdiu
4. Dukagjin Gorani
5. Aida Dërguti
6. Shqipe Pantina
7. Faton Topalli
8. Fisnik Ismaili
9. Driton Caushi
10. Donika Kadaj