Dje ishte dita e fundit e mini-afatit kalimtar të janarit. Në këtë ditë u regjistruan shumë transferime, por dy më interesante për publikun shqiptarë ishin Milot Rashica te Werder Bremen dhe Armando Sadiku te Levante.
Dy futbollistët e transferuar në klube të reja, pritet të debutojnë gjatë këtij vikendi, shkruan IndeksOnline.
Ish-lojtari i Legias, Sadiku – pritet të bëjë debutimin e ëndrrave, duke luajtur përballë gjigantit spanjoll, Real Madrid. Ndeshje kjo që luhet të shtunën nga ora 20 e 45.
Në anën tjetër, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, debutimin e tij në Bundesligan gjermane pritet ta bëjë të shtunën, përballë Schalkes – takimi nis nga ora 15 e 30.