-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Arbër Vllahiu propozohet si diplomat në Çeki

Qeveria e Kosovës e ka emëruar sot Arbër Vllahiun, këshilltarin e deritanishëm të kryeministrit Ramush Haradinaj, në pozitën e të Ngarkuarit me Punë në Misionin Diplomatik të Kosovës në Pragë të Çekisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë ndërsa për emërimin përfundimtar të tij duhet të vendosë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Arbër Vllahiu, me një karrierë rreth 30 vjeçare në gazetari, ka qenë këshilltari i ish presidentes Atifete Jahjaga në vitet 2011-2016.

Më pas, për disa muaj ai iu kthye profesionit të gazetarisë si shef i zyrës në Prishtinë të Radios Evropa e Lirë, ndërsa vitin e kaluar aderoi në AAK.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, Vllahiu ishte kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës. /kallxo.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img