Ka mbërritur në Tiranë zëvendës presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis, i cili mban gjithashtu edhe postin e kryetarit të Komitetit të Federatave në qeverinë evropianë të futbollit.
Në orën 09:00, Surkis ka nisur takimin me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më vonë do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, shkruan Top Channel
Arsyeja e vizitës së Grigori Surkis është ndjekja e mbarëvajtjes së fushatës për zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.