-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti tregon si e ndryshoi qëndrimi partia për të mos e votuar Gjykatën Speciale

Deputetët e Nismës për Kosovën kanë qenë të gatshëm natën e 22 dhjetorit që të votojnë pro zhbërjes së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Por pas më shumë se një muaji deputetët e kësaj partie kanë sqaruar se kërkesa e kryetarit të partisë, Fatmir Limajt është ndryshe që Gjykata Speciale të mos votohen për dallim nga 22 dhjetori.

“Ne kemi dhënë nënshkrimin, kemi qenë të gatshëm ta votojmë iniciativën e parlamentit por nuk kemi qenë të gatshëm të ndryshohet titullarin. Kemi qenë të gatshëm të shkojë deri në fund kjo iniciativë të hapet debati të amandamentohet ligi apo neni që ishte në ligj dhe të dërgohet në Qeveri për mendim dhe të kthehet në kuvend të votohet kjo ishte ideja”, ka thënë deputeti i Nismës Bilall Sherifi.

Ai ka sqaruar në Debat D në TV Dukagjini më tej se kërkesa e kryetarit të partisë është që Gjykata Speciale të mos votohet për shkak se është më e dëmshme se sa në vitin 2015 kur është votuar.

“Vendimi i partisë tash është ndryshe e keni pa qëndrimin e Limajt, tani ai thotë se zhbërja e Gjykatës Speciale është me e dëmshme se në vitin 2015 që ka qenë. Kryetaret e partive politike 2 apo 3 kanë thënë publikisht se zhbërja e Gjykatës Speciale është e dëmshme. Dhe ata kanë ardhur në përfundim se zhbërja  e Speciales është e dëmshme, andaj të mos i sfidojnë deputetët”, ka thënë Sherifi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img