-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bytyqi: Riorganizim, e jo mbyllje të universiteteve publike

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili mori pjesë në shënimin e 50-vjetorit të themelimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” si dhe 5-vjetorin e themelimit të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, tha se Ministria e Arsimit i është duke bërë një vlerësim për riorganizim të universiteteve publike.

“Ta qartësojmë sepse po ka shumë dilema. Asnjëherë nuk kemi thënë se do të mbyllen. Ideja ka qenë që do të vlerësohen për të parë një riorganizim të këtyre universiteteve publike. Komisioni profesional ka këtë qëllim, me vlerësu qëndrueshmërinë dhe cilësinë e universiteteve dhe pastaj në fund me dalë me rekomandime, të cilat nuk janë vendime sepse Ministria nuk mund të marrë vendime. Është çështje e Qeverisë dhe Parlamentit por rekomandimet profesionale do të dalin nga Ministria që të ketë një riorganizim me qëllimin e vetëm të ngritjes së cilësisë dhe standardit”, theksoi ministri Bytyqi në prononcimin për Kallxo.com.

“Pra ne kemi thënë që nuk është e pranueshme që universitetet publike të kenë një nivel të cilësisë nën cilësinë e Universitetit të Prishtinës. Pra, minimum duhet të jetë cilësia e Universitetit të Prishtinës”, theksoi ai.

Më tej, i pari i MAShT-it, tha se Ministria që ai udhëheq është duke bërë përpjekje maksimale për testin PISA.

“Ekipi dhe komisioni për PISA është duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne jemi duke punuar në terren në çdo regjion duke diskutuar dhe analizuar. Bashkë me strukturat lokale jemi në përgatitje të një testi provues në mënyrë që t’i familjarizojmë nxënësit me mbajtjen e këtij testi dhe për t’i parë dobësitë të cilat mund t’i eliminojmë deri në ditën e testit”, tha ai.

Në një akademi të mbajtur me këtë rast, në emër të Komunës së Gjakovës ka folur nënkryetari i Komunës, Ramadan Hoti, i cili mes tjerash tha se Gjakova është djep i dijes dhe shkencës dhe kjo po dëshmohet edhe në këtë përvjetor të Shkollës së Lartë Pedagogjike dhe të Universitetit të Gjakovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img