Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim shefin e Bankës Botërore (BB) në Kosovë Marco Mantovanelli, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë të cilat financohen nga Banka Botërore.
Të dyja palët theksuan rëndësinë e përshpejtimit të implementimit të këtyre projekteve, për shkak se sipas tyre mosrealizimi i tyre me kohë mund të ndikojë në mosrealizimin e objektivave të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.