Kosova tash e sa javë vazhdon të renditet si njëra ndër shtetet më të ndotura në botë, kjo sa i përket nivelit jo të mirë të ajrit.
Sigurisht, që kjo ndotje mbi normat e lejuara po shkakton situatë alarmante mbi shëndetin e qytetarëve.
Për dallim nga dita e djeshme, sot shifrat duken të jenë më në nivel, ani pse disa qytetarë janë parë edhe me maska mbrojtëse, shkruan Indeksonline.
Nga ana tjetër, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë thënë se janë duke implementuar një projekt ku dhe do të bëhet hulumtim i të gjitha burimeve të ndotjes së ajrit për të marr pastaj masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit.