-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tsipras: Me Ramën zgjidhëm problemet, votojmë pro Shqipërisë në BE

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka shpallur në një fjalim para kombit, se pas takimit me homologun e tij shqiptar Edi Rama, ai ishte gati për firmosjen e një marrëveshje strategjike me Shqipërinë dhe ka dhënë “Ok”-in për hapjen e negociatave me BE-në.

Në një deklaratë nga pallati “Maximos”, Tsipras tha se se ka arritur që të zgjidhë problemet me dy fqinjët e tij verior siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.

“Unë premtoj se në vitet e ardhshme do të ndjek me një përgjegjësi patriotike një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. Duke pasur parasysh se kjo është përgjegjësi e qeverisë greke dhe e imja, mund të them se kemi arritur një rol të rëndësishëm si lider në Ballkan”.

“Jemi gati për një marrëveshje strategjike me Shqipërinë. Një marrëveshje që do të zgjidhë dallimet kritike dhe do të çojë në votën tonë për hapjen e e negociatave të pranimit të vendit tonë fqinj në BE”, deklaroi kryeministri grek, duke shtuar se ka një konsensus të të gjitha partive politike greke për të normalizuar marrëdhëniet me Tiranën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img