Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit serb të mbrojtjes, Aleksandar Vulin i cili tha se ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Hoxhaj në një postim në rrjetin social Twitter ka shkruar se deklaratat e tilla janë kërcënim për Kosovën, transmeton Indeksoline.
“Deklaratat si kjo e Vulinit janë kërcënim për sigurinë në Kosovë dhe mund të shkaktojnë destabilizim. Gjendja në pjesën veriore është e qetë dhe e qëndrueshme. Institucionet përgjegjëse për siguri janë Policia e Kosovës, FSK-ja, KFOR-i dhe Eulex-I”, ka shkruar Hoxhaj.
Vulin tha sot se ushtria serbe do t’i mbajë të sigurt serbët e Kosovës.