Bayern Munich ka vazhduar më fitore në Bundesliga, duke rrëmbyer tri pikë të tjera.
Nga 0:2 në 5:2, Bayern Munich ka bërë paraqitje fantastike kundër Hoffenheim në “Allianz Arena”, duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë pikët e plota nga kjo ndeshje.
Mysafirët shokuan vendasit duke shkuar në avantazh prej dy golave pas vetëm pak minutave; Mark Uth 3’ dhe Serge Gnabry 12’ shënuan për Hoffenheim.
Por, vendasit reaguan shpejtë duke barazuar gjithçka me golat e Roberto Lewandowski në minutën e 21’të dhe për 2:2 Jerome Boateng në minutën e 25’të.
Kurse në atë të dytë, vendasit ishin një tjetër skuadër. Për 3:2 shënoi Kingsley Coman 63’, kurse për 4:2 realizoi Arturo Vidal 66’, teksa për rezultati përfundimtar 5:2 shënoi Sandro Wagner në minutën e 90’të.
Bayerni tani ka 50 pikë, 16 më shumë se Schalke në pozitën e dytë.