Lionel Messi e ka vlerësuar si pikë kthese në lojën e Barcelonës largimin e Neymar.
Futbollisti më i mirë në planet ka thënë se largimi i Neymar ka ndikuar në ndryshimin e sistemit të Barcelonës e që po rezulton të jetë pozitiv.
“Largimi i Neymar ka rezultuar në një ndryshim në mënyrën tonë të lojës. Kemi humbur shumë potenciale sulmuese, por kjo na ka ndihmuar në përforcimin e repartit defanziv. Aktualisht kemi më shumë balanc në çdo fazë të kojës dhe kjo po shihet në rezultate” ka thënë Messi.