“Sistemi prokurorial është pashmangshëm një ndër shtyllat themelore të sistemit të drejtësisë. Dyfishimi i pagave për prokurorët, që do të nis së zbatuari nga ky muaj, i bënë ata më të paguarit në rajon. Kjo do të thotë se edhe pritjet ndaj tyre janë më të mëdha. Andaj, në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, si Ministër i Drejtësisë por edhe si qytetarë i këtij vendi, kërkova nga ata përgjegjësi maksimale që në fund të vitit 2018, të kemi rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Tahiri.
Po ashtu, ministri Tahiri edhe njëherë ka potencuar angazhimin e tij për të bërë këtë sektor të besueshëm për të gjithë qytetarët.
“Sundimi i ligjit, në mënyrë të pa kompromis, është dhe do të mbetet prioritet i imi si ministër, sepse si shoqëri jemi përcaktuar vetëdijshëm që të besojmë në drejtësi dhe të besojmë në mekanizmat që drejtësë i japin kuptim. Prandaj, përpjekjet tona janë duke nxitur një moment të ri për ta fuqizuar sektorin e Sundimit të Ligjit dhe për të ngritur Shtetin e së Drejtës aty ku duhet të jetë” ka përfunduar statusin e tij Tahiri.