3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Delawie ka këtë ftesë për prokurorët

Ambasador i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, ka ftuar prokurorët që të vazhdojnë punën e tyre të pakompromis luftën ndaj korrupsionit.

Ai tha se dy prej prioriteteve të tij janë ta ndihmojnë Kosovën në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

“E di që nuk jam i vetmi qe them se rezultatet në luftën kundër korrupsionit kanë lënë përshtypje. Populli i Kosovës nuk beson që institucionet e sundimit të ligjit punojnë seriozisht për ta luftuar korrupsionin. Ju duhet të punoni në mënyrë vendimtare dhe ta ndryshoni këtë sepse fundja ju i prini kësaj lufte dhe sytë e kosovarëve janë në juve. Korrupsioni ndal zhvillimin e demokracisë ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik dhe thekson pabarazinë sociale. Ju nxis të gjithëve që profesionalisht t’i ndjekni penalisht të gjitha rastet e korrupsionit me profesionalizëm dhe përkushtim”, tha Delawie.

Delawie po ashtu la ftuar rasti i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq të hetohet me profesionalizëm.

“Për fat të keq prokuroria në veri po sfidohet me presionin që vjen nga rastet e profilit të lartë dhe rasti tragjik i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Mendoj që është thelbësore që ky rast të kryhet me gjithë profesionalizmin pa marrë parasysh sfidën”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img