Gjiganti anglez është gati të tërhiqet nga negociatat për transferimin e sulmuesit të Roma, nëse nuk ka marrëveshje gjatë kësaj fundjave.
Bisedimet për transferimin e dyshes së Roma, Edin Dzeko dhe Emerson Palmieri, tek Chelsea kanë shënuar përparim, por mund të dështojnë nëse nuk ka akord këtë fundjavë.
Blutë janë pajtuar për kushtet e kontratës me Emerson, por janë ato të Dzeko që po e komplikojnë dhe vështirësojnë arritjen e një marrëveshje.
Nëse Blutë dështojnë në transferimin e Dzeko, me shumë gjasë do të mundohen që të sigurojnë shërbimet e Oliver Giroud, ose Peter Crouch, apo Ashley Barnes.