Gazetari dhe shoumeni i njohur anglez Piers Morgan, njëherit tifoz i zjarrtë i klubit londinez Arsenal i ka dhuruar një fanellë të ‘Topçinjve’, presidentit amerikan Donald Trump gjatë një interviste të realizuar së fundmi.

Ai e ka pyetur të parin e SHBA-ve sa a është i gatshëm të marr rolin e trajnerit të Arsenalit.

Ai ka postuar një profilin e tij në Twitter një fotografi ku shihet se si i dhuron fanellën me numër 45 presidentit Trump, ku përbri saj kishte shkruar: “Momenti kur e ftova presidentin Trump që jetë menaxheri i ri i Arsenalit – për faktin se ka arritur të ndërtojë një mur të fortë mbrojtës, ka filozofi të fortë për sulm dhe i pëlqen të fitoj trofetë me çdo kusht”.

Sikur kjo të mos mjaftonte ai disa orë më vonë bëri një postim tjetër në profilin e tij duke shkruar: “Duhet pranuar se do të ishte një takim me rrezik të madh”.