-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Kush jemi ne të japim konstatime, le të merret drejtësia

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka dhënë kritika për fjalimet e deputetëve në Parlament për gjuajtjen me armë nga zëvendëskryeministri Dardan Gashi.
Limaj ka thënë se kjo temë nuk ka pasur materie për t’u trajtuar në Kuvend, pasi sipas tij janë shumë tjera me rëndësi që u bëhen padrejtësi qytetarëve e nuk trajtohen.

Ai më tej tha që Kuvendi të mos shndërrohet në hiprokrizi por në Parlament që trajtohen probleme të ligjit.

“Në Parlament dhe vetë Parlamenti trajton tema të ndryshme me interes të publikut, dhe objektiv i debateve është me ardhë në përfundim që ose me u ngritë çështja në nivel ma të lartë, me marrë vëmendje, ose me u trajtua tema përmes organeve kompetente. Interpelanca e sotme është pa materie dhe duke llogaritur që është nisur nga një grup shumë serioz që ka një përvojë politike të trajtimit të problemeve të vendit. Mbajtja e kësaj teme në vëmendje më shumë se një muaj është joserioze, e them këtë në kontekstin e ndikimit medial, sesa me arritë objektivin aty ku pretendohet nga fjalët që u thanë. Së pari Parlamenti i Kosovës këtu duhet të shqetësohet me probleme të ligjit e jo me u bë Parlament hipokrit”, tha Limaj.

Limaj më tej tha se a është ky veprim kriminal apo jo, këtë e vendos gjykata.

“Na jemi duke fol për një veprim, se a është kriminal a jo, këtë e vendos gjykata. Kush jemi ne me trajtua këtë temë e me dhanë konstatime se çka ka ndodhë. Para se me tregu se sa ka hipokrizi këtu, si është e mundur që me u fabrikua mesazhet, me falsifikua, me mbajt njerëz nëpër burgje, pse nuk shkoni me i qitë ata policë që i kanë shti duart e me i qit para drejtësisë. Një koleg i juaj, 8 vjet është mbajtë në burg e kanë akuzua e kanë stigmatizua edhe familjen e tij, e ju nuk keni folur asnjëherë. Ka shumë tema, qindra probleme të qytetarëve që duhet me u marrë Kuvendi”, u shpreh Limaj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img