5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shihni listën e asambleistëve të VV-së, kush është me Shpendin e kush me Albinin

Hallakama në Vetëvendosje nuk ka të ndalur. Deklaratat, fyerjet, akuzat dhe kunjat mes njëri tjetrit kanë treguar haptazi se kush me kë është, dhe kush po mendon për Vetëvendosjen drejt një organizate të fuqishme e kush do që kjo organizatë ta shoh fundin dhe ndarjen.

Edhe mbrëmë kishte akuza dhe kundër akuza mes dy fytyrave kryesore të kësaj teme. Ishte kryetari tashmë i zgjedhur Albin Kurti dhe ish-sekretari organizativ Dardan Molliqaj që bënë dramë televizive duke akuzuar njëri-tjetrin se për shkak të tyre, Vetëvendosja ka ardhur deri në këtë pikë.

Por, lufta nuk mbeti vetëm te këta dy personazhe, në këtë grup hyri edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ahmeti ka vepruar ndryshe nga të tjerët deri të enjten.

Kryetari i Prishtinës këtë të enjte pas një deklarate të Dardan Molliqaj, ka reaguar kundër Albin Kurtit.

Dardan Molliqaj kishte thënë se Albin Kurti ka besuar gjithmonë se Shpend Ahmeti ka kontratë me ambasadorët për ta eliminuar politikisht Kurtin. E kjo e ka tronditur të parin e Prishtinës, i cili thotë është e dhimbshme të dëgjojë që është folur për të në këtë mënyrë, përderisa, siç shprehet ai, është munduar me mish e me shpirt për realizimin e koncepteve të partisë.

Se dyshja Kurti e Ahmeti nuk këmbejnë as informacione bashkë, është vërejtur edhe më shumë mbrëmë.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka qenë i njoftuar se si janë ndarë drejtoritë në Komunën e Prishtinës. Ai më këtë rast e dëshmoi se nuk e ka as idenë se cilën drejtori e ka marrë VV e cilin AAK në Prishtinë.

E lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se Drejtoria e Urbanizmit i takon Vetëvendosjes dhe drejtor i saj është Ardian Olluri.

“Drejtoria e Urbanizmit nuk i është dhënë AAK-së, sikur edhe e potencoi Jeta Xharra. Drejtoria e Urbanizmit i përket VV-së dhe drejtor është emëruar Ardian Olluri”, ka thënë ai.

Pasi që puna ka ardhur deri në këtë mes, Vetëvendosje është duke u ndarë edhe në Asamblenë Komunale.

17 asambleistët e Vetëvendosjes tashmë kanë filluar t’i bëjnë publike se a janë me Shpend Ahmetin apo me Albin Kurtin.

Gazeta Express, nga burime të sigurta dhe shumë të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje ka mësuar se asambleistët janë ndarë në dy krahë. Por, sipas informacioneve të siguruara Shpend Ahmeti ka më shumë simpatizues nga asambleja se sa Albin Kurti.

“Nga asambleistët, dy tre persona janë aty se ku t’i bie më mirë shkojnë, ndërsa të tjerët tashmë edhe janë pozicionuar”, ka thënë ky burim për Gazetën Express.

Asambleistët e Vetëvendosjes sipas këtij burimi, janë ndarë në këtë mënyrë:

Asambleistët që përkrahin Shpend Ahmetin (krahun e Molliqajt)

1.       Qendrim Sahiti

2.       Nol Nushi

3.       Drilon Pireva

4.       Milot Podvorica

5.       Adrian Berisha

6.       Genc Sherifi

7.       Vala Peshku

8.       Mimoza Sylejmani

Ndërsa Asambleistët që përkrahin Albin Kurtin dhe janë rreshtuar në këtë krah janë:

1.       Eman Rrahmani

2.       Egzon Azemi

3.       Vjosa Hamiti-Krasniqi

4.       Besnik Mujeci

5.       Leonora Shabani-Bajraktari

Në kohën e sotit, zbulimet se kush me kënd është mund të shihen edhe përmes statuseve private të publikuara nëpër rrjete sociale. Gazeta Express ka shikuar nga afër profilet e secilit nga asambleistët e Vetëvendosjes. Shpërndarjet e statuseve të këtyre asambleistëve i vërtetojnë informacionet e siguruara nga burimet.

E për tre asambleistët Mirsad Vitia, Visare Gashi dhe Valbona Petrovci nuk ka ndonjë informatë ekzakte se kënd e përkrahin.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/shihni-listen-e-asambleisteve-te-vv-se-kush-eshte-me-shpendin-e-kush-me-albinin-491708/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img