5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ish-aktivisti i VV’së: Kurti e Molliqaj po rrejnë lezetshëm dhe po demaskohen

Ish- zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Muhaxheri ka reaguar pas deklaratave të djeshme të Dardan Molliqajt dhe të Albin Kurtit. Ai ka thënë se dje në debate televizive edhe kanë gënjyer lezetshëm. Për Gazetën Express, Muhaxheri ka treguar për përcjellje të aktivistëve të Vetëvendosjes dhe tendencat për kontrollimin e tyre.

Përderisa Vetëvendosje është duke shkuar drejt një ndarje të pashmangshme, tashmë kanë filluar të dalin çdo ditë problemet që Vetëvendosje i ka pasur brenda, më të thella sesa është menduar në fillim.

Ish-aktivist i Vetëvendosjes, Arton Muhaxheri në një bisedë për Gazetën Express ka thënë se Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj në debatet e mbrëmshme televizive kanë gënjyer, por edhe vazhdimisht po e demaskojnë njëri tjetrin.

Molliqaj tha mbrëmë se në VV ka pasur biseda informative dhe përcjellje të aktivistëve dhe tendenca për kontrollim të tyre. Këtë e tha sot edhe Arton Muhaxheri.

““Këta po e thonë një të vërtetë, të dy palët po i thonë të vërtetat për problemet që i ka Vetëvendosja, por momentin që po vjen puna te përgjegjësia, të cilët kanë qenë akter edhe në biseda informative edhe në përcjellje të aktivistëve, është vendos sistematikisht”, tha Muhaxheri.

Ai tregoi se është përcjellë nga njerëz të Vetëvendosjes edhe gjatë kohës sa ishte aktivist.

“Unë personalisht jam përcjell prej njerëzve të Vetëvendosjes edhe si aktivist. Momentin që ata fillojnë me dyshu në dik që po bënë lojëra, ata natyrisht që i shkojnë pas edhe e përcjellin”, tha ai.

Ish-aktivisti i VV’së tha se Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj, kur po duan ta mbrojnë veten, po gënjejnë të dytë, kurse kur po dëshirojnë të paraqesin se cili grup çka ka bërë, atëherë ata po e tregojnë të vërtetën.

“Po mundohen me paraqitë veten, edhe indirekt t’u e mbrojt veten, t’u rrejt, po në të njëjtën kohë t’u e demasku njëri tjetrin. Kjo është një politikë interesant që po zhvillohet në debatet e tyre”, tha Muhaxheri.

Ai tregoi për Gazetën Express se për këto probleme të VV’së që janë duke dalë në shesh kohëve të fundit, ai ka folur para 2 viteve.

“Unë këto i kam thënë para dy viteve, atëherë kur kam dalë nga VV’ja. Jam largu për të njëjtat qëllime që po ndodhin sot, që po përmenden sot”, tha ai.

Muhaxheri tha se zyrtari i VV’së nga Shqipëria, Boiken Abazi, ka pas ndikim në vendimmarrje për çështjet e partisë, “nuk ka pas fuqi ekzekutive, por ka pas ndikim mendimi i tij në VV”.

“Mendimi i këtyre të Shqipërisë ka pas vlerë, bile këtë e ka thënë edhe Florim Krasniqi”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img